Efesianëve 4:17-32
17 Këtë, pra, po dëshmoj në Zotin: të mos ecni më si po ecin ende johebrenjtë e tjerë, në kotësinë e mendjes së tyre,
18 të errësuar në mendje, të shkëputur nga jeta e Perëndisë, për shkak të padijes që është në ta dhe ngurtësimit të zemrës së tyre.
19 Ata, duke u bërë të pandjeshëm, e dhanë veten në shthurje, duke kryer çdo papastërti me lakmi të pangopur.
20 Por ju nuk e keni njohur kështu Krishtin,
21 në qoftë se e keni dëgjuar atë dhe keni qënë të mësuar në të sipas së vërtetës që është në Jezusin,
22 që të zhvisheni, për sa i takon sjelljes së mëparshme, nga njeriu i vjetër që korruptohet me anë të lakmive të gënjeshtrës,
23 dhe të përtëriteni në frymën e mendjes suaj
24 dhe të visheni me njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës.
25 Prandaj, duke e lënë mënjanë gënjeshtrën, secili t’i thotë të vërtetën të afërmit të vet, sepse jemi gjymtyrë, njeri me tjetrin.
26 Zemërohuni dhe mos mëkatoni; dielli të mos perëndojë mbi inatin tuaj;
27 dhe mos i jepni vend djallit.
28 Ai që vidhte, le të mos vjedhë më, por më tepër të mundohet duke bërë ndonjë punë të mirë me duart e veta, që të ketë t’i japë diçka atij që ka nevojë.
29 Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t’u japë hir atyre që dëgjojnë.
30 Dhe mos e trishtoni Frymën e Shenjtë të Perëndisë, me të cilin u vulosët për ditën e shpengimit.
31 Le të flaket larg jush çdo hidhërim, zemërim, inat, trazirë dhe shpifje me çdo ligësi.
32 Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.
MOS JETO SI NJË BESIMTAR NË BOTË. (V.17-19)
a) Jobesimtarët jetojnë në kotësinë e të menduarit të tyre (v17-18).
• Ata janë errësuar në të kuptuarit e tyre.
(V.17) ATO NUK LIDHEN ME DRITËN E UNGJILLIT TË JEZU KRISHTIT.
b) Jobesimtarët janë të ndarë nga jeta e Zotit.
(v.18) ATO NUK LIDHEN ME JETËN QË PERËNDIA PROFON NËPËRMJET UNGJILLIT.
c) Jobesimtarët praktikojnë dhe jetojnë në mëkat seksual.
(v.19) ATO NUK LIDHEN ME DIZAJNIN E ZOTIT PËR SEKSUALITETIN.
JETO SI BESIMTAR NË KRISHTIN MES BOTËS.
a) Besimtarët jetojnë sipas Krishtit dhe të vërtetës së tij në këtë botë (v.20-21)
“Para Krishtit ne jetonim sipas kotësisë sonë të të menduarit, sipas injorancës dhe ngurtësimit të zemrave tona dhe sipas çdo lloj papastërtie.”
b) Besimtarët jetojnë si 'njeri i ri' në botë për të REFLEKTUAR KRISHTIN (v.22-24)
• “REFLEKTON- SJELL LAVDI-BËN TË NJOHUR”
• Si mund të jetoj si një njeri i ri në botë për të pasqyruar Krishtin në drejtësinë dhe shenjtërinë e vërtetë (v.24)?
PËR RIRITËRIMIN E MENDJES TUAJ NË FJALËN E ZOTIT!
1- A po jetoni sipas një fëmije të Perëndisë në këtë botë për të reflektuar (sillni lavdi-bëni të njohur Atë)?
2- Në cilin rast ju duhet të vini te Krishti, të kërkoni falje dhe t'i kërkoni Atij që t'ju ndihmojë të jetoni si një fëmijë i Perëndisë që pasqyron Krishtin (i sjellë lavdi Atij) në errësirën e kësaj bote?