AI NUK ËSHTË KËTU AI U RINGJALL! Mateu 17:22-23
“Por, ndërsa ata qëndronin në Galile, Jezusi u tha atyre: ''Biri i njeriut do t'u dorëzohet në duart e njerëzve, dhe ata do ta vrasin; por ditën e tretë ai do të ringjallet''. Dhe ata u pikëlluan shumë.”
Jezusi duhet të përmbushtte misionin për të cilin erdhi në këtë tokë.
Dhe duke e përmbushur, ne sot jemi Bijtë një Perëndie të gjallë,
besnik dhe që mban fjalën e tij.
Ky është Lajmi më i mirë dhe më madhështor!
JEZUS KRISHTI ËSHTË GJALLË!
Ne besojmë tek një Perëndi i gjallë, i cili erdhi në këtë botë për të vdekur për mëkatet tona, nuk mëkatoi në asnjë gjë, vdiq në kryq për Faljen e mëkateve tona dhe të gjithë botës, na shpengoi dhe në fund sipas FJALËS SË THËNË NGA VETË AI, ditën e tretë u RINGJALL!
Urdhërimi i Madh (vrgj 16-20)
16 Pastaj të njëmbëdhjetë dishepujt shkuan në Galile, në atë mal që u kishte caktuar Jezusi ,
17 dhe, kur e panë, e adhuruan; por disa dyshuan.
18 Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: ''Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë.
19 Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, dhe
20 duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen''.”
Në ringjalljen e tij, Jezusi merr pushtetin e gjithë qiellit dhe tokës, gjë që na tregon Hyjninë e tij.
Pushteti i tij i është dhënë nga Ati i tij qiellor.
Dhe duke qënë I gjithë pushtetshëm ai ju jep dishepujve “URDHËRIMIN E MADH”
Mos dysho por dorëzo jetën tënde një Perëndie që erdhi në këtë Botë, jetoi një jetë pa mëkat, Vdiq në kryq për të paguar, shlyer Mëkatet tona, dhe ditën e 3 Ai u Ringjall dhe JETON. Ai na dëgjon, na sheh, na ka krijuar, na ka thirrur, por ne duhet të dorezojmë jetën tonë dhe besimin tonë tek Jezus Krishti, i vetmi Zot i vërtetë dhe i gjallë!