( Galatasve 3:1-5 )

1 O Galatas të pamend! Kush ju ka yshtur që të mos i bindeni së vërtetës, ju, që para syve tuaj Jezu Krishti u përshkrua i kryqëzuar midis jush? 

2 Vetëm këtë dua të di nga ju: a e morët Frymën prej veprave të ligjit apo prej të dëgjuarit të besimit? 

3 A jeni kaq të pamend sa që, mbasi nisët në Frymë, të përfundoni tani në mish? 

4 A hoqët kaq shumë gjëra më kot, nëse kanë qenë vërtetë më kot? 

5 Ai, pra, që ju jep juve Frymën, dhe kryen midis jush vepra të fuqishme, i bën prej veprave të ligjit apo prej të dëgjuarit të besimit?

Ajo qe po thote Pali është; kush u a ka pushtuar zemrën dhe ua ka vjedhur aftësinë për të menduar? Vërtetë jeni kaq të paaftë për të kuptuar?!Pali po thotë …gjithë vuajtjet tuaja si ndjekës të Krishtit kanë qënë për asgjë?

Pjetri na kujton te jemi vigjilent.

1 Pjetri 5:8

Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.

Jezusi na ka paralajmeruar gjithashtu Gjoni 10:10

Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar; por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.

Ndiqni një mesazh tjetër!

Ji gati për ardhjen e Zotit!
Një detyrim i Shenjtë
A është ligji mëkat
>