Mateu4:18-22

I. Të ndjekësh Jezusin do të thotë të lësh disa gjëra pas.

Mateu 4:20

Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.

Mateu 4:22

Dhe ata lanë menjëherë barkën dhe atin e tyre dhe i shkuan pas.

II. Të ndjekësh Jezusin do të thotë të kalosh kohë me Të.

Marku 3:14

Dhe ai i caktoi dymbëdhjetë që të rrinin me të dhe që mund t'i dërgonte të predikojnë,

1Pjetri 3:18

sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia. U vra në mish, por u ngjall nga Fryma,

III. Të ndjekësh Jezusin do të thotë ta rrëfesh Atë.

Mateu 10:32

Prandaj kushdo që do të më rrëfejë përpara njerëzve, dhe unë do ta rrëfej përpara Atit tim që është në qiej.

IV. Të ndjekesh Jezusin do të thotë të bëhesh si Ai.

Mateu 10:25

I mjafton dishepullit të bëhet si mësuesi i tij dhe shërbëtorit të bëhet si zotëria e tij…

V. Të ndjekësh Jezusin do të thotë ta Duash atë.

Mateu 10:37

Ai që e do të atin ose nënën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua; dhe ai që e do birin ose bijën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua.

1Pjetri 1:8

të cilin, megjithëse ju nuk e keni parë, e doni, duke besuar në të, megjithëse tani nuk e shihni, dhe ngazëlleheni me hare hare të patregueshme dhe të lavdishme,

Ndiqni një mesazh tjetër!

Ji gati për ardhjen e Zotit!
Një detyrim i Shenjtë
A është ligji mëkat
>