Romakët 6:15-23
VDEKJA NË KRISHTIN, E LIRON DIKË NGA LIGJI
A nuk e dini o vëllezër, se ligji ka pushtet mbi njeriun për sa kohë ai rron?
4 Kështu, pra, vëllezër të mi, edhe ju jeni të vdekur për ligjin me anë të trupit të Jezu Krishtit që të bashkoheni me një tjetër, që u ringjall prej të vdekurit, që t'i japim fryte Perëndisë.
A nuk e keni kuptuar se JENI TË ÇLIRUAR? (v.17-19)
17 Por qoftë falënderuar Perëndia, sepse ishit shërbëtorë të mëkatit, por iu bindët me zemër atij mësimi që iu është dhënë.
18 Dhe, mbasi u liruat nga mëkati, u bëtë shërbëtorë të drejtësisë.
19 Unë po flas njerëzisht për shkak të dobësisë së mishit tuaj. Sepse ashtu si i paraqitet gjymtyrët tuaja për të qenë shërbëtorë të papastërtisë dhe të paudhësisë për të bërë paudhësinë, kështu tani paraqitni gjymtyrët tuaja për të qenë shërbëtorë të drejtësisë për shenjtërim.
Ne bëhemi shërbëtorë të Jezusit në momentin që Ai ne na Shpëton dhe na ble me anë të gjakut të tij, dhe në atë moment ne e kuptojmë që jemi mëkatarë, Perëndia tashmë para se ne të arrijmë në këtë kuptim ka filluar që më përpara proçesin e tij ndaj Ekspozimit të zemrës dhe mëndjes tonë ndaj Ungjillit dhe të vërtetës. Dhe për shkak se ai ka filluar këtë proçes dhe na do, kur ne e kuptojmë gjëndjen tonë që pa Jezus Krishtin do mbetemi përjetësisht të skllavëruar prej mëkatit, ne zgjedhim ti shërbjemë vetëm atij si shërbëtorë deri në vdekjen tonë, dhe ai ,,,, dhe vetëm ai,,, është besnik dhe i drejtë,, që të na lajë dhe të na pastrojë nga çdo mëkat dhe çdo paudhësi….
III. A nuk ju kujtohet se JETA JUAJ ISHTE E MJERË. v.20-23
20 Sepse, kur ishit shërbëtorë të mëkatit, ishit të lirë ndaj drejtësisë.
21 Dhe çfarë fryt kishit, pra, atëherë, nga ato gjëra, për të cilat tani keni turp? Sepse fundi i tyre është vdekja.
22 Por tani, pasi u liruat nga mëkati dhe u bëtë shërbëtorë të Perëndisë keni për frytin tuaj shenjtërimin dhe për fund Jetën e përjetshme.
23 Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.”
Çfarë fituam ne duke mëkatuar?!
Çfarë ishte diçka që tani na bën rë ndjehemi krenar ?!
Ne fituam veçse Turp për të gjitha mëkatet e kryera para se të besonim dhe të bëheshim shërbëtorë të Jezus Krishtit.
Fundi i tyre është vdekja… Me këtë fjalë e mbyll këtë varg apostulli Pal.
22 Por tani, pasi u liruat nga mëkati dhe u bëtë shërbëtorë të Perëndisë keni për frytin tuaj shenjtërimin dhe për fund Jetën e përjetshme.