Romakët 3:1-8
1 Cila është, pra, përparësia e Judeut, ose cila është dobia e rrethprerjes?
2 E madhe në çdo mënyrë; para së gjithash sepse orakujt e Perëndisë iu besuan atyre.
3 Ç'të thuash atëherë? Në qoftë se disa nuk besuan, mosbesimi i tyre do ta anulojë, vallë, besnikërinë e Perëndisë?
4 Kurrë mos qoftë; përkundrazi, qoftë Perëndia i vërtetë dhe çdo njeri gënjeshtar, siç është shkruar: ''Që ti të shfajësohesh në fjalët e tua dhe të ngadhënjesh kur të gjykohesh''.
5 Po në qoftë se padrejtësia jonë e vë në pah drejtësinë e Perëndisë, ç'do të themi? Perëndia qënka i padrejtë kur shfren zemërimin e tij? (Unë flas si njeri).
6 Kurrë mos qoftë! Sepse atëherë, si do ta gjykonte Zoti botën?
7 Prandaj në qoftë se me anë të gënjeshtrës sime e vërteta e Perëndisë e lartëson lavdinë e tij, përse unë gjykohem akoma si mëkatar?
8 E përse të mos themi si disa që, duke shpifur, pohojnë se ne themi: ''Të bëjmë të keqen që të vijë e mira''? Dënimi i këtyre është i drejtë.
I. . KUPTO BEKIMIN E TË QENIT I KRISHTERË
Romakët 3:1-2
Cila është, pra, përparësia e judeut, ose cila është dobia e rrethprerjes? Romaket 3:1
E madhe në çdo mënyrë; para së gjithash sepse thëniet e Perëndisë iu besuan atyre. Romakët 3:2
II. ZOTI ESHTE BESNIK EDHE KUR NE NUK JEMI!
Romakët 3:3-4
Ç'të thuash atëherë? Në qoftë se disa nuk besuan, mosbesimi i tyre do ta hedh posht, vallë, besnikërinë e Perëndisë? Romakët 3:3
Kurrë mos qoftë; përkundrazi, qoftë Perëndia i vërtetë dhe çdo njeri gënjeshtar, siç është shkruar: ''Që ti të shfajësohesh në fjalët e tua dhe të ngadhënjesh kur të gjykohesh’'. Romakët 3:4.
III. GJYKIMI PERËNDISË ËSHTË I DREJTË!
Romakët 3:5-8
Po në qoftë se padrejtësia jonë e vë në pah drejtësinë e Perëndisë, ç'do të themi? Perëndia qenka i padrejtë kur shfren zemërimin e tij? (Unë flas si njeri). Romakët 3:5.
Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon. Psalmi 51:4.
7 Prandaj në qoftë se me anë të gënjeshtrës sime e vërteta e Perëndisë e lartëson lavdinë e tij, përse unë gjykohem akoma si mëkatar?
8 E përse të mos themi si disa që, duke shpifur, pohojnë se ne themi: ''Të bëjmë të keqen që të vijë e mira''? Dënimi i këtyre është i drejtë.
Romakët 3:7-8.
Po t'i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. 1 Gjonit 1:9.