Romakëve 8:12-17
12-13 Ne kemi detyrimin të jetojmë sipas Frymës së Shenjtë për të jetuar një jetë të shenjtë.
a) V.12. “… ne kemi një detyrim…” 2 Korintasve 5:14-15
b) (v.12) Ne nuk jemi të detyruar të jetojmë sipas mishit (natyra mëkatare). Pse? Jezu Krishti na çliroi nga skllavëria e vdekjes dhe e mëkatit. (v.2)
(v.13) Vritni veprimet tuaja mëkatare.
“...por nëse me anë të Frymës i vritni veprimet tuaja mëkatare, do të jetoni.” Si duket ky veprim në mënyra praktike te një besimtar?
• Fryma e Shenjtë përdor njohurinë, besimin dhe bindjen e Fjalës së Krishtit për të vrarë veprimet tuaja mëkatare. Psalmet 119:11
• Fryma e Shenjtë përdor rrëfimin dhe pendimin e mëkateve për të vrarë veprimet tuaja mëkatare. (1 Gjonit 1:19)
• Fryma e Shenjtë përdor lutjen te besimtarët për të vrarë veprimet tuaja mëkatare. Mateu 26:41 "
• Fryma e Shenjtë përdor 'bashkësinë e krishterë' për të vrarë veprimet tuaja mëkatare. Hebrenjve 10:24-25
• Fryma e Shenjtë përdor predikimin tuaj të ungjillit te të tjerët për të vrarë veprimet tuaja mëkatare. Efesianëve 6:15
Fryma e Shenjtë u mundëson besimtarëve në Krishtin të jetojnë si fëmijë të sigurt dhe jo si skllevër të frikës.
ARSYEJA 1: Për t'u udhëhequr nga Fryma e Shenjtë. Të jetosh duke i besuar Zotit dhe jo me frikë.
b) (v.15) Fryma e Shenjtë u mundëson besimtarëve në Krishtin të kenë një marrëdhënie me Perëndinë Atë.
ARSYEJA 2: Për t'u udhëhequr nga Fryma e Shenjtë: Për të thirrur Perëndinë si Atin tuaj.
c) (v.16-17) Fryma e Shenjtë i siguron besimtarët në Krisht se ne jemi fëmijë të Perëndisë Atë dhe se në mes të vuajtjeve në Krishtin ne do të zotërojmë bekimet dhe lavdinë e tij në përjetësi.
ARSYEJA 3: Për t'u udhëhequr nga Fryma e Shenjtë: Të jetosh në dritën e përjetësisë edhe në vuajtjet e bindjes ndaj Krishtit!
APLIKIMI:
1. Për besimtarët. A po e jetoj shoqërinë time me Perëndinë sipas drejtimit të Frymës së Shenjtë apo sipas natyrës sime mëkatare? A po jetoj një jetë të shenjtë që lavdëron (pasqyron) Krishtin në këtë botë? A e shoh shenjtërinë dhe bindjen si një zgjedhje apo si një detyrim të shenjtë në një përgjigje të natyrshme ndaj sakrificës së Krishtit për shpëtimin tim?
2. Për ata që kanë dëgjuar se si janë bekimet për të jetuar sipas Frymës së Shenjtë, personi i tretë i Trinisë së Perëndisë. Ju duhet të dëgjoni ungjillin dhe të besoni në Krishtin për shpëtim!