Romakët 7:1-12
VDEKJA NË KRISHTIN, E LIRON DIKË NGA LIGJI
A nuk e dini o vëllezër, se ligji ka pushtet mbi njeriun për sa kohë ai rron?
4. Kështu, pra, vëllezër të mi, edhe ju jeni të vdekur për ligjin me anë të trupit të Jezu Krishtit që të bashkoheni me një tjetër, që u ringjall prej të vdekurit, që t'i japim fryte Perëndisë.
JU JENI LIRUAR NGA LIGJI DHE I PËRKISNI ZOTIT.
Romakët 7: 5,6
5 Sepse, kur ishim në mish, pasionet mëkatare që ishin me anë të ligjit, vepronin në gjymtyrët tona, duke sjellë fryte vdekjeje,
6 por tani jemi zgjidhur nga ligji duke qënë të vdekur nga ç'ka na mbante të lidhur, prandaj shërbejmë në risinë e frymës dhe jo në vjetërsinë e shkronjës.
LIGJI E SHFAQ MËKATIN SI MËKAT, POR LIGJI NË VETVETE ËSHTË I NEVOJSHËM
Romakët 7: 7
Çfarë të themi, pra?
Se ligji është mëkat?
Ashtu mos qoftë!
8 Por mëkati, duke marrë shkas nga ky urdhërim, ngjalli në mua çdo lakmi,
9 sepse, pa ligj, mëkati është i vdekur. Dikur unë jetoja pa ligj, por, kur erdhi urdhërimi, mëkati u ngjall dhe unë vdiqa,
10 dhe urdhërimi që u dha për jetë, më solli vdekjen.
-LIGJI SJELL VDEKJEN -ROMAKËT 7:10
-MËKATI MASHTRON -ROMAKËT 7:11
-MËKATI NGJALL EPSH - ROMAKËT 7:8
-KUR THYHET URDHËRIMI NJERIU VDES ROMAKËT 7:11