LUKA 23:13-46

13 Atëherë Pilati, mblodhi krerët e priftërinjve, kryetarët dhe popullin,

14 dhe u tha atyre: ''Ju më prutë këtë njeri si çoroditës të popullit; dhe ja, unë, pasi e hetova para jush, nuk kam gjetur tek ai asnjë nga fajet për të cilat ju e paditni,

15 dhe as Herodi, sepse na e ktheu përsëri te ne; në fakt ai s'ka bërë asgjë që të meritojë vdekjen.

16 Prandaj, pasi ta fshikullojnë, do ta lëshoj''.

17 Tani me rastin e festës së Pashkës qeveritari duhet të lironte dikë.

18 Por ata, të gjithë njëzeri, bërtitën duke thënë: ''Vraje këtë dhe na liro Barabën''.

19 Ky ishte hedhur në burg për një trazirë të bërë në qytet dhe për vrasje.

20 Prandaj Pilati, duke dashur të lëshojë Jezusin, u foli përsëri.

21 Por ata bërtitnin duke thënë: ''Kryqëzoje!''.

22 Për të tretën herë ai u tha atyre: ''Po ç'të keqe bëri ky? Unë nuk gjeta në të asnjë faj që të meritojë vdekjen. Prandaj, pasi ta fshikullojnë, do ta lëshoj''.

23 Por ata ngulnin këmbë me britma te mëdha duke kërkuar që ta kryqëzonin; dhe britmat e tyre dhe të krerëve të priftërinjve u bënë mbisunduese.

24 Atëherë Pilat vendosi që të bëhej çka ata kërkonin.

25 Dhe ua lëshoi atë që qe burgosur për trazirë dhe vrasje dhe që ata e kishin kërkuar; dhe Jezusin ia dorëzoi vullnetit të tyre.

26 Ndërsa po e çonin, kapën njëfarë Simoni nga Kirena, që po kthehej nga fusha, e ngarkuan me kryqin që ta mbarte pas Jezusit.

27 Dhe e ndiqte një turmë e madhe populli dhe disa gra që hidhëroheshin dhe vajtonin për të.

28 Por Jezusi u kthye nga ato dhe u tha: ''O bija të Jeruzalemit, mos qani për mua, por qani për veten tuaj dhe për fëmijët tuaj.

29 Sepse ja, do të vijnë ditët kur do të thuhet: "Lum gratë shterpe dhe lum barqet që nuk kanë pjellë dhe gjinjtë që nuk kanë mëndur!".

30 Atëherë do të fillojnë t'u thonë maleve: "Bini përmbi ne!", dhe kodrave: "Na mbuloni!".

31 Sepse, në se bëhet kështu me drurin e njomë, ç'do të bëhet me të thatin?".

32 Dhe dy të tjerë, që ishin keqbërës, i prunë bashkë me të, për t'i vrarë.

33 Dhe kur arritën në vendin që quhet ''Kafka'', aty e kryqëzuan atë dhe keqbërësit, njërin në të djathtë dhe tjetri në të majtë.

34 Dhe Jezusi tha: ''O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç'bëjnë''. Pastaj, pasi i ndanë rrobat e tij, hodhën short.

35 Dhe populli rrinte aty për të parë; dhe kryetarët me popullin e përqeshnin, duke thënë: ''Ai i shpëtoi të tjerët, le të shpëtojë veten, po qe se me të vërtetë është Krishti, i zgjedhuri i Perëndisë''.

36 Edhe ushtarët e tallnin, duke iu afruar dhe duke i ofruar uthull,

37 dhe duke thënë: ''Nëse ti je mbreti i Judenjve, shpëto veten''.

38 Përveç kësaj përmbi kryet e tij ishte një mbishkrim me shkronja greke, latine dhe hebraike: "KY ÉSHTÉ MBRETI I JUDENJVE".

39 Tani një nga keqberësit e kryqëzuar e shau duke thënë: ''Nëse ti je Krishti, shpëto vetveten dhe neve''.

40 Por ai tjetri duke e përgjigjur e qortoi duke i thënë: ''A s'ke frikë nga Perëndia, që je nën të njëjtin dënim?

41 Në realitet, ne me të drejtë jemi dënuar, sepse po marrim ndëshkimin e merituar për ato që kemi kryer, ndërsa ky nuk ka bërë asnjë të keqe''.

42 Pastaj i tha Jezusit: ''Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde''.

43 Atëherë Jezusi i tha: ''Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë''.

44 Ishte afërsisht ora e gjashtë dhe errësira e mbuloi gjithë vendin deri në orën e nëntë.

45 Dielli u err dhe perdja e tempullit u nda në mes.

46 Dhe Jezusi bërtiti me zë të lartë dhe tha: ''O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!''. Dhe, si tha këto, dha fryma.

1. NJERIU NË SKENE (LUKA 23:14-32)

a) Të gjithë njerëzit janë krijuar nga Zoti me një QËLLIM.

b) Të gjithë ishin qenie njerëzore të zakonshme... por ata janë mëkatarë

2. MANIFESTIMET E MËKATAVE TË QENIEVE NJERIORE KUNDËR ZOTIT. (V.13-33)

3. PENDIMI I DISAVE. (34-42)

“PENDIMI DO TË THOTË NDRYSHIM I MENDJES RRETH KUSH ËSHTË JEZUSI dhe NDRYSHIM DREJTIMI NDAJ TIJ.”

4. DASHURIA E PERËNDISË PËRMES SAKRIFICËS TË KRISHTIT. (43-46)

a) Krishti vdiq për mëkatet tona

b) Krishti u ringjall për të na dhënë shpëtimin nëpërmjet besimit-pendimit.

APLIKIMI:

a) A i keni njohur mëkatet tuaja kundër Perëndisë? Jeni penduar për to?

b) Çfarë është Jezusi për ju: një njeri i mirë, një mjeshtër etj... apo Perëndia Shpëtimtar i jetës suaj?

c) A e keni vendosur tashmë besimin tuaj në Krishtin për shpëtim?

d) Cila do të jetë përgjigja juaj për dashurinë dhe sakrificën e Krishtit për shpëtimin tuaj? A do ta vendosni besimin tuaj tek Ai për shpëtim apo do të vazhdoni ta refuzoni atë?

Ndiqni një mesazh tjetër!

Ji gati për ardhjen e Zotit!
Një detyrim i Shenjtë
A është ligji mëkat
>