I. JU GRA NENSHTROHUNI BURRAVE TUAJ PORSI ZOTIT.

Efesianeve 5:22

Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit, nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit!

II. A DUHET TE NENSHTROHET GRUAJA NE CDO RRETHANE?

Veprat e Apostujve 4:19-20

19 Por Pjetri dhe Gjoni, duke iu përgjigjur atyre, thanë: ''Gjykoni ju, nëse është e drejtë para Perëndisë t'ju bindemi më shumë juve sesa Perëndisë.

20 Sepse ne nuk mund të mos flasim për ato që kemi parë dhe dëgjuar’'.

III. BURRI ESHTE DREJTUESI.

Efesianeve 5:23.

sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit. 

IV. BURRAT DUHET TI DUAN GRATE E TYRE.

Efesianeve 5:25

Ju, burra, t'i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të.

Efesianeve 5:28

Kështu burrat duhet t'i duan gratë e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten. 

Zanafilla 2:24

Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm.


Ndiqni një mesazh tjetër!

Ji gati për ardhjen e Zotit!
Një detyrim i Shenjtë
A është ligji mëkat
>