Isaia 40:9-11

9 O Sion, ti që sjell lajmin e mirë, ngjitu mbi një mal të lartë! O Jeruzalem, ti që sjell lajmin e mirë, ngrije zërin me forcë! Ngrije zërin, mos ki frikë! Thuaju qyteteve të Judës: "Ky është Perëndia juaj!".

10 Ja, Perëndia, Zoti, vjen i fuqishëm dhe krahu i tij sundon për të. Ja, e ka shpërblimin me vete, dhe shpërblimi i tij e pararend.

11 Ai do të kullosë kopenë e tij si një bari, do t'i mbledhë qengjat me krahun e tij dhe do t'i mbajë në gji të tij, dhe do të udhëheqë me ëmbëlsi dhe kujdes delet që kanë të vegjëlit e tyre.

KRISHTLINDJA LAJMËRON ARDHJEN E ZOTIT TË PLOTËFUQISHËM.

Isaia 46:4 "Deri në pleqërinë tuaj unë do të mbetem po ai, unë do t'ju mbaj derisa të thinjeni. Unë ju kam bërë dhe unë do t'ju përkrah; po, do t'ju mbaj dhe do t'ju shpëtoj”.

KRISHTLINDJA LAJMËRON ARDHJEN E PERËNDISË QË NA ÇMON

Isaia 40:10 Ja, Perëndia, Zoti, vjen i fuqishëm dhe krahu i tij sundon për të. Ja, e ka shpërblimin me vete, dhe shpërblimi i tij e pararend.

Ligji i Përtërirë. Me qenë se ti je një popull që je shenjtëruar tek Zoti, Perëndia yt; Zoti, Perëndia yt, të ka zgjedhur për të qenë thesari i tij i veçantë midis tërë popujve që ndodhen mbi faqen e dheut.

KRISHTLINDJA LAJMËRON ARHDJEN E ZOTIT QË KUJDESET

Ai do të kullosë kopenë e tij si një bari, do t'i mbledhë qengjat me krahun e tij dhe do t'i mbajë në gji të tij, dhe do të udhëheqë me ëmbëlsi dhe kujdes delet që kanë të vegjlit e tyre. Isaia 40:11

Ndiqni një mesazh tjetër!

Ji gati për ardhjen e Zotit!
Një detyrim i Shenjtë
A është ligji mëkat
>