Romakëve18-32
1.Si është shfaqur Zoti?
Zoti e shfaqi veten e tij ndaj nesh me Madhështinë e tij si krijuesin dhe Sovranin e vetëm.
•Ai është perfekt në shenjtëri ( Isaia 6:1-5)
•I pamundur që të tolerojë të keqen ( Habakuku 1:13
•Ai nuk ka asnjë të barabartë dhe ashkush nuk mund të qëndrojë kundër tij ( Isaia 40:21-25 )
2.Rebelimi i Izraelit.
Zemra e rebelimit të izraelit shihet në termat e jo të bërit një ose disa gabime, por në jobesnikërinë e tij ndaj Zotit ( Hosea 1:2)
Kjo ndodh për shkak të shqetësimit të Zotit drejt popullit të tij pasi ai do që ata ta kenë mëndjen dhe zemrën të dedikuar vetëm tek Ai. Por idhujtaria e Izraelit tregon refuzim ndaj Perëndisë.
3. Zemërimi i Zotit.
Zemërimi i Zotit fillon Që nga momenti i rënies së njeriut dhe futjes së mëkatit në këtë botë ( Zanafilla 3:14-24 )
Por teksa koha ecën ky zemërim shfaqet më së shumti si një premtim i gjykimit të ardhshëm sepse Mëkati sapo vjen dhe zmadhohet ( Isaia Kapitujt 1-3 )
Natyra e Mëkatit. (Vrgj 21-23)
1.Mëkati është rebelim kundër Zotit.
Ne duhet bëjmë dallimin midis “mëkatit”, që nënkupton rebelim kundër Zotit, dhe “mëkateve” që nënkupton shfaqjen e jashtme të rebelimit tonë. Refuzimi ynë ndaj Perëndisë, rezulton në një ndryshim të fokusit të ndjenjave tona. Ato nuk qëndrojnë të fokusuara në një vënd por ridrejtohen diku tjetër. Ne e kthejmë përkushtimin tonë ndaj imazheve, vargu 23, dhe krijesave të krijuara nga njeriu vargu 25. Kjo më pas kalon në idhujtari, dhe meqë idhujtaria është vetë vendimi ynë, ne po e zëvendësojmë Perëndinë me veten tonë.
2.Mëkati është i Qëllimshëm.
Njerëzit nuk bien në mëkat akidentalisht, ose në rebelim të pandërgjegjshëm. Në të kundërt, ata duke ditur të vërtetën dhe përgjigjien e drejtë të Krijuesit ( vargu 21) ata e refuzojnë Zotin. Ky refuzim bëhet aktiv në momentin e zëvendësimit që bëhet kur njeriu heq dorë nga njohuria e tij për Zotin. ( vargjet 23, 25, 28).
3.Mëkati është Injorancë.
Marrëzia jonë për pavarësi është e shfaqur tek vendimet që ne marrim, duke preferuar imazhe të thjeshta , duke pranuar gënjeshtrën, më tepër sesa të vërtetën, dhe duke menduar që nuk ja vlen të ruajmë njohurinë e krijuesit që na dha ne gjithçka. ( v.28)
Lajmi i mirë është që …..
Fuqia e Ungjillit të Krishtit është SHPRESË.
1 Timoteu 1:1
“Pali, apostulli i Jezu Krishtit, me urdhër të Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, dhe të Zotit Jezu Krisht, shpresës sonë,”
Fuqia e Ungjillit të Krishtit është JETË.
Fjalët e urta 4:20-22
“Biri im, trego kujdes për fjalët e mia, dëgjo thëniet e mia; mos u largofshin kurrë nga sytë e tu, ruaji në qendër të zemrës sate; sepse janë jetë për ata që i gjejnë, shërim për të gjithë trupin e tyre.”
Fuqia e Ungjillit të Krishtit është BURIMI I JETËS PËR TY.
Gjoni 1:4
“Në atë ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerëzve.”
Fuqia e Ungjillit të Krishtit është HIRI DHE DASHURIA.
Gjoni 3:16
“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.”
Si pasojë e kësaj Dashurie kaq të madhe, ai erdhi në këtë botë , Krishti eci dhe jetoi mes nesh, shkoi në Kryq për të marrë mëkatet tona, VDIQ dhe U RINGJALL ditën e tretë, dhe ndodhet në të djathtë të Perëndisë që unë dhe ti një ditë duke besuar tek ai të shkojmë dhe të jetojmë në Përjetësi me të.
Dhe për shkak të kësaj Dashurie Pali na thotë tek
Romakët 8:39
“as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.”
Fuqia e Ungjillit të Krishtit është SIGURIA JONË.
Gjoni 6:47
“Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush beson në mua ka jetë të përjetshme.”
Fuqia e Ungjillit të Krishtit është SHPËTIMI I SHPIRTRAVE TANË.
1 Thesalonikasve 5:9
“Perëndia nuk na caktoi të vuajmë zemërimin e madh, por na caktoi të marrim shpëtimin përmes Zotit tonë Jezu Krisht,”
Pyetje Aplikimi :
1.Nëse je Besimtar ku je në ecjen tënde me Zotin ?!
2.Ku je në marëdhënien tënde me të ?!
3.A po jeton jetën tënde në shenjtëri dhe drejtësi përpara Perëndisë ?!
4.Dhe a po ndan Ungjillin e Krishtit me të tjerët ?!