Efesianve 5:22-33

22 Ju, gra, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit,

23 sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti kreu i kishës, dhe ai është Shpëtimtari i trupit.

24 Ashtu si kisha i nënshtrohet Krishtit, kështu edhe gratë t’u nënshtrohen burrave të tyre në gjithcka.

25 Ju, burra, duajini gratë tuaja, sikurse edhe Krishti deshi kishën dhe dha veten e tij për të, 

26 që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit, me anë të fjalës,

27 që ta paraqese atë përpara vetes se tij si nje kishe të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të tillë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme. 28 Kështu burrat duhet t’i duan gratë e tyre si trupat e tyre. Kush do gruan e vet, do vetveten.

29 Sepse askush nuk urreu kurre mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me ngrohtësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën, 

30 sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, prej mishit të tij dhe prej kockave të tij.

31 “Prandaj njeriu do të lërë Atin e tij dhe nënën dhe do të ngjitet pas gruas se tij, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm.”

32 Ky mister është i madh; por unë e them në lidhje me Krishtin dhe me kishën. 

33 Por edhe ju secili vec e vec, kështu ta dojë gruan e vet si veten e vet; por gruaja ta respektojë burrin.

1.Nënshtrimi Biblik (Efesianeve 5:22-24)

2.Dashuria eshte nje karakterisitike jetesore e nje Kishe te Lavdishme (Efesianeve 5:25-30)

3.Misteri i Marteses ne Ungjill (Efesianeve5:31-33)

1.Nënshtrimi biblik

22 Ju, gra, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit,

23 sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti kreu i kishës, dhe ai është Shpëtimtari i trupit.

 24 Ashtu si kisha i nënshtrohet Krishtit, kështu edhe gratë t’u nënshtrohen burrave të tyre në gjithcka.

Nënshtrimi Biblik është një akt përulësie

(Filipjaneve 2:3-8)

3 Mos bëni asgjë për rivalitet as për mendjemadhësi, por me përulësi, secili ta çmojë tjetrin më shumë se vetveten.

4 Mos mendojë secili për interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve.

5 Kini në ju po atë ndjenjë që ishte në Jezu Krishtin,

6 i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë,

7 por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit;

8 dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit.

2.Dashuria eshte nje karakterisitike jetesore e nje Kishe (Efesianeve 5:25-30)

Krishti e dha veten për kishën që të mund ta:

• Shenjtëroje Kishën.

• Pastroje me larjen e ujit, me ane te fjalës.

• Paraqese si një kishë të lavdishme.

3.Misteri i Marteses ne Ungjill (Efesianeve5:30-33)

31 “Prandaj njeriu do të lërë Atin e tij dhe nënën dhe do të ngjitet pas gruas se tij, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm.”

32 Ky mister është i madh; por unë e them në lidhje me Krishtin dhe me kishën. 

33 Por edhe ju secili vec e vec, kështu ta dojë gruan e vet si veten e vet; por gruaja ta respektojë burrin.

Zoti krijoi institucionin e martesës!

Zanafilla 2:21-25

21 Atëherë Zoti Perëndi e futi në një gjumë të thellë njeriun, të cilin e zuri gjumi; dhe mori një nga brinjët e tij dhe e mbylli mishin në atë vend.

22 Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoi një grua dhe e çoi te njeriu.

 23 Dhe njeriu tha: "Kjo së fundi është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do të quhet grua sepse është nxjerrë nga burri".

24 Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm.

25 Dhe burri e gruaja e tij ishin që të dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej kësaj. 


Zanafilla 3:1-6

1 Por gjarpri ishte më dinaku ndër të gjitha bishat e fushave që Zoti Perëndi kishte krijuar, dhe i tha gruas: "A ka thënë me të vërtetë Perëndia: "Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?"".

2 Dhe gruaja iu përgjigj gjarprit: "Nga fruta e pemëve të kopshtit mund të hamë;

3 por nga fruta e pemës që është në mes të kopshtit Perëndia ka thënë: "Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do të vdisni".

4 Atëherë gjarpri i tha gruas: "Ju s'keni për të vdekur aspak;

5 por Perëndia e di që ditën që do t'i hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen".

6 Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t'u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte e dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga fruta e saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai. 

Martesa është pjesë e planit të jashtëzakonshëm të përjetshëm të Perëndisë e cila na con tek Jezusi dhe vepra shpëtuese e Tij. Martesa e krishterë do te thote nje burre dhe nje grua, të mbushur me Frymën e Shenjtë dhe të përkushtuar qe t'i shërbejnë njëri-tjetrit.


Ndiqni një mesazh tjetër!

Ji gati për ardhjen e Zotit!
Një detyrim i Shenjtë
A është ligji mëkat
>