Efesianeve 5:15-21
15 Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit,
16 duke e shfyrtësuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta.
17 Prandaj mos u bëni të pakujdesshëm, por kuptoni cili është vullneti i Zotit.
18 Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë,
19 duke i folur njeri tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj,
20 duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht;
21 nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit!
Psalmi 14:1 I pamendi ka thënë në zemër të tij: "Nuk ka Perëndi". Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; nuk ka asnjë që të bëjë të mirën.
I. DUKE SHFRYTEZUAR KOHEN.
15 Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit, 16 duke e shfrytëzuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta. Efesianeve 5:15-16
Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë. Psalmi 90:12.
Zemra e njeriut programon rrugën e tij, por Zoti drejton hapat e tij.
Fjalet e Urta 16:9.
II. DUKE KUPTUAR VULLNETIN E PERENDISE.
Prandaj mos u bëni të pakujdesshëm, por kuptoni cili është vullneti i Zotit. Efesianeve 5:17.
Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim. Psalmi 119:105
Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t'i jepet. Jakobi 1:5.
Dhe syri nuk mund t'i thotë dorës: ''Unë nuk kam nevojë për ty''; dhe po ashtu koka nuk mund t'u thotë këmbëve: ''Unë nuk kam nevojë për ju’'. 1Korintasve 12:21
III. DUKE MBUSHUR ME FRYMENE E SHENJTE
18…por mbushuni me Frymë,
19 duke i folur njëri-tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj,
20 duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht;
21 nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit!
Efesianeve 5:18b-21.
Sepse të gjithë ne jemi pagëzuar në një Frymë të vetëm në të njëjtin trup, qofshin hebrenjtë apo grekët, qofshin skllevërit a të liruarit, dhe të gjithë jemi ujitur në të njëjtin Frymë. 1Korintasve 12:13.
16Fjala e Krishtit banoftë në ju me begatinë e vet; në çdo dituri, mësoni dhe këshilloni njëri-tjetrin me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke i kënduar Zotit me hir në zemrat tuaja!
17Dhe çdo gjë që të bëni, me fjalë a me vepër, t'i bëni në emër të Zotit Jezus, duke e falënderuar Perëndinë Atë nëpërmjet tij. Kolosianeve 3:16-17
28për të bërë të gjitha ato që dora jote dhe këshilli yt kishin paracaktuar se do të ndodhnin.
29Dhe tani, Zot, shqyrto kërcënimet e tyre dhe lejo që shërbëtorët e tu të kumtojnë fjalën tënde me plot çiltërsi,
30duke e shtrirë dorën tënde për të shëruar dhe që të kryhen shenja dhe mrekulli në emër të Birit tënd të shenjtë Jezusit’'.
31Dhe, mbasi qenë lutur, vendi ku ishin mbledhur u drodh; dhe të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë, dhe e shpallnin fjalën e Perëndisë me çiltërsi. Veprat 4:29-31