Efesianeve 6:1-9
I. FËMIJË BINDUNI PRINDËRVE TUAJ.
Efesianeve 6:1-3
1 Fëmijë, binduni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë.
2 ''Ndero babanë tënd dhe nënën tënde'' ky është urdhërimi i parë me premtim,''
3 që ti të jesh mirë dhe të jetosh gjatë mbi dhe’'.
II. FËMIJË, NDERONI PRINDËRIT TUAJ.
Ligjit të Përtërirë 5:16,
Do të nderosh atin dhe nënën tënde ashtu si të ka urdhëruar Zoti, Perëndia yt, që të jetosh gjatë dhe të gëzosh begatinë në tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep.
Veprat e Apostujve 5:29
Por Pjetri dhe apostujt, duke u përgjigjur, thanë: ''Duhet t'i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve.
III. ETËR MOS PROVOKONI FEMIJET PER ZEMRERIM.
Efesianeve 6:4
Dhe ju, etër, mos provokoni për zemërim fëmijët tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit.
2 Timoteu 3:16
I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi,
IV. PUNONI SI PER KRISHTIN.
Efesianeve 6:5-8.
5 Ju, shërbëtorë, bindjuni zotërinjve tuaj sipas mishit me druajtje dhe dridhje, në thjeshtësinë e zemrës suaj, porsi Krishtit,
6 duke mos shërbyer për sy e faqe, si ata që duan t'u pëlqejnë njerëzve, por si shërbëtorë të Krishtit, duke bërë vullnetin e Perëndisë me zemër,
7 duke shërbyer me dashuri si për Krishtin dhe jo si për njerëzit,
8 duke ditur se gjithsecili, qoftë skllav apo i lirë, po të bëjë të mirën, do të marrë shpërblimin nga Zoti.
Fjalet e Urta 6:6-11
6Shko te milingona, o përtac, vër re zakonet e saj dhe bëhu i urtë.
7Ajo nuk ka as kryetar, as mbikëqyrës, as zot;
8e gjen ushqimin në verë dhe mbledh zahirenë e saj gjatë korrjes.
9Deri kur, o përtac, do të rrish duke fjetur? Kur do të shkundesh nga gjumi yt?10Të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish me duar në ije për t'u çlodhur,
11kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës, dhe skamja jote si një njeri i armatosur.
2 Thesalonikasve 3:6-10
6 Dhe ju porositim, o vëllezër, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht, që të largoheni nga çdo vëlla që ecën i çrregullt dhe jo sipas porosisë që keni marrë prej nesh.
7 Sepse ju e dini vetë se si duhet të na shëmbëlleni, sepse ne nuk u sollëm në mënyrë të çrregullt midis jush,
8 dhe nuk kemi ngrënë falas bukën e ndonjërit, por punuam me lodhje e mundim natë e ditë, që të mos i bëheshim barrë asnjërit prej jush.
9 Jo se ne nuk e kemi këtë të drejtë, po për t'ju dhënë ne vetë një shembull që ju të na imitonit.
10 Në fakt, edhe kur ishim në mes tuaj, ju porosisnim këtë: se po qe se ndonjë nuk do të punojë, as të mos hajë.
Efesianeve 1:9
Dhe ju, zotërinj, bëni po kështu ndaj tyre, duke i lënë kërcënimet, duke ditur që i tyre dhe juaji Zot është në qiell dhe se tek ai nuk ka asnjë anësi.