1.Besimi i Abrahamit (Galatasve 3:6-9)

2. Jezusi mbajti mallkimin e Ligjit per ne (Galatsve 3:10-14)

3. Premtimi i Krishtit eshte permbushja e Ligjit (Galatasve 3:15-29)

Ne jemi :Trashgimtarë të premtimit në Krishtin!

Ne Jezu Krishtin nuk ka me as Judenj as Grek ….fizikisht ne ADN ata jane, por ajo qe po thote Pali, ato rregulla qe ata mbanin nuk mund te mbahen me. Sepse me ane te besimit ne jemi bij dhe Bija te Abrahamit.

Vargu 29 na thote se: në qoftë se jeni tė Krishtit, jeni pra pasardhja e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit.

I gjithë Ligji, Urdhërimet dhe Profetët janë përmbushur nga Jezusi gjatë jetës së tij këtu në tokë. Tani është periudha e Hirit në të cilën jetojmë ndërsa presim kthimin të Tij në lavdinë e Tij.

Ne si besimtar jemi pjesë e bashkësisë së besëlidhjes, pjese e trupit të Krishtit, popullit të Perëndisë.

Të jesh pjesë e nje komunitetit te krishter do të thotë të jesh pjese e një familje. Kisha jone eshte nje familje; ne jemi këtu për njëri-tjetrin, ndihmojmë njëri-tjetrin, përfshihemi në jetët e njëri-tjetrit dhe inkurajojmë njëri-tjetrin.

Thirrja per ne eshte qe jo vetem ta degjojme Fjalen e Perendise por qe edhe ta kuptojme edhe ta zbatojme ate.

Ndiqni një mesazh tjetër!

Ji gati për ardhjen e Zotit!
Një detyrim i Shenjtë
A është ligji mëkat
>