Blendi dhe Juli Brazhdi dhe fëmijët e tyre Ester, Amelia dhe Leon janë nga Shqipëria, ata shërbejnë në Kosovë duke udhëhequr dy kisha. Gjithçka filloi në vitin 1998 kur shqiptarët në Kosovë u detyruan nga policia dhe ushtria serbe të largoheshin nga Kosova. Në kishën lokale në Gramsh të Shqipërisë u strehuan disa familje myslimane nga Kosova. Blendi dhe Jonilda Brazhdi, teksa i shërbenin, filluan t'u ndajnë ungjillin këtyre familjeve. Në vitin 2000, pas përfundimit të luftës në Kosovë, këto familje u kthyen në shtëpitë e tyre dhe Zoti ua vuri në zemër që të shkonin me ta në Kosovë dhe të vazhdonin punën ungjillore që kishin filluar. Në vitin 2000, ata u shpërngulën në Kosovë, Zoti u dha mundësinë të fillonin kishën Rruga e Shpresës së Rugovës, dhe disa vite më vonë Rruga e Shpresës në Gjakovë. Zemra dhe vizioni janë për të arritur të paarriturit për Jezusin duke ndarë ungjillin dhe duke dishepulluar të shpëtuarit dhe duke u kujdesur për njerëzit në nevojë.